Qeveria e Suedisë ka paralajmëruar familjet dhe kompanitë që të përgatiten për ndërprerje të mundshme të energjisë gjatë dimrit në mes të mungesës së energjisë në Evropë pasi Rusia reduktoi eksportet e saj të gazit.
“Rreziku i ndërprerjeve është real dhe suedezët duhet të përgatiten për këtë”, tha ministri për Mbrojtjen Civile, Carl-Oskar Bohlin.
“Suedia nuk ka qenë kurrë në këtë situatë më parë,” tha ai.
Planet e emergjencës duhet të marrin në konsideratë mundësinë e ndërprerjeve të shkurtra dhe më të gjata ku energjia nuk kthehet siç është planifikuar, tha ministri, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
“Ata që në rrethana normale mund të kujdesen për veten e tyre, gjithashtu duhet të jenë në gjendje ta bëjnë këtë në një krizë të tillë si ndërprerja e energjisë,” tha Bohlin.
Në rast ndërprerjeje, familjet duhet të caktojnë një dhomë në të cilën familja mund të qëndrojë për të ruajtur ngrohjen me kalimin e kohës, tha ministri.
“Është më mirë të jesh i përgatitur sesa jo. Kjo nuk është një përpjekje për të qenë alarmues, “tha Bohlin.