Në Kompleksin memorial në Reçak kanë nisur homazhet në nderim të 45 shqiptarëve të vrarë e e masakruar nga regjimi i kriminelit Sllobodan Millosheviq. Familjarë të shumtë e qytetarë kanë shkuar për të nderuar të rënët në 24-vjetorin e kësaj masakre.
Nga liderët politikë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi bashkë me nënkryetarët e kësaj partie bënë homazhe tek varret e të vrarëve.
Edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj bashkë me zëvendësministrin, Shemsi Syla dhe drejtues të FSK-së kanë vendosur kurora lulesh në Kompleksin Memorial në fshatin Reçak.
Për homazhe do të jenë edhe krerët më të lartë të vendit si dhe liderë të tjerë politikë e institucionalë.
Ndryshe, masakra e Reçakut bëri kthesë në historinë e Kosovës, meqë u cilësua si krim kundër njerëzimit, për herë të parë nga ish-shefi i misionit të OSBE-së, William Walker.