Live

Qytetarët ende në pritje të pasaportave e patentë shoferëve

23:43 / 06 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Është vetëm një nga shumë qytetarë, që po pret të marr pantent-shoferin dhe pasaportat për fëmijët e saj.

Elmira Krasniqi, nga dhjetori ka aplikuar për pajisje me këto dokumente, ndërsa edhe këtë të hënë u drejtua për tek Agjencia e Regjistrimit Civil.

Por, përgjigja ishte negative.

Këto mungesa i kanë shkaktuar asaj telashe për bashkim me bashkëshortin i cili jeton në Kanada.

E ata të cilët aplikuan këtë hënë u është thënë që duhet të presin deri në mars.

Këtë mungesë po e sheh si një keq-menaxhim nga Ministria e Punëve të Brendshme, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Në fund të janarit, Ministria e Punëve të Brendshme, pati deklaruar se janë furnizuar me material dhe se qytetarët kanë filluar të pajisen me dokumentet përkatëse.

Televizioni Tëvë1 ka dërguar pyetje në këtë ministri, për të kuptuar më shumë detaje për shqetësimet e vazhdueshme të qytetarëve, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Shpërndaje në

U Kopjua