Live

Qytetari në Kllokot gjen një kuletë me 470 euro, e dorëzon në Polici

18:05 / 29 Mars 2023

Nga Kosova Live

Një qytetar në Kllokot ka dorëzuar të mërkurën në Polici një kuletë të cilën e kishte gjetur afër një qendre tregtare në këtë vend. Siç ka njoftuar Policia, në portofol ishin 470 euro dhe dokumente personale.

Pas verifikimit, policia ka gjetur pronarin e kuletës, të cilit ia ka dorëzuar kuletën, paratë dhe dokumentet.

“Duke çmuar këtë gjest human, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua