Live

Raci: Nuk shoh kurrfarë problemi që Martin Berishaj ka bashkëpunuar me një kompani të Serbisë

21:57 / 17 Janar 2023

Nga Kosova Live

Analisti politik, Gazmir Raci, ka thënë se nuk sheh asnjë problem nëse ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka bërë biznes me një kompani serbe gjatë kohës sa ai ka jetuar në Kroaci apo Slloveni.

“Ne tash e 23 vjet furnizohemi me ushqime prej Serbisë. Ai ka jetuar në Slloveni dhe ka bërë biznes me Serbinë. Nuk shoh kurrfarë problemi pse ai prej Sllovenisë apo Kroacisë ka bashkëpunuar me njo kompani serbe kur ne për 23 vjet e kemi blerë energjinë prej Serbisë”, është shprehur Raci në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se nëse shteti slloven e ka lejuar Berishajn që të funksionojë atë për 4-5 vjet, Raci tha se “nuk është problem i imi”.

“Roli i tij duhet parë prej ditës kur është emëruar ambasador edhe për zhvillimet bankare që i ka pasur brenda Kosovës pasi Sllovenia e Kroacia janë shtete anëtare të BE-së dhe nuk besoj që ato kanë pasur mundësi që të lejojnë një biznes të tillë”, është shprehur Raci.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...