Live

Rada Trajkoviq: Më ndaluan sërish policia kufitare në aeroport

18:08 / 04 Mars 2023

Nga Kosova Live

Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka bërë të ditur se është ndaluar sërish në aeroportin Nikola Tesla në Beograd.

“Nuk më besohet se po e shkruaj këtë, por jam ndaluar sërish nga policia kufitare në aeroportin e Beogradit”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter, e cila gjithashtu ka njoftuar dje se ka përjetuar të njëjtën shqetësim, transmeton Demokracia.com.

Siç tha ajo, “duket se po llogarisin në faktin se publiku do të lodhet me njoftimet e mia dhe se komuniteti ndërkombëtar do ta pranojë bullizmin tim si fakt”.

“Dhe ‘ata’ po ecin të lirë nën sanksionet amerikane”, ka shkruar Rada Trajkoviq.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...