Live

Rada Trajkoviq ndalohet sërish në kufi nga policia serbe, kësaj here në drejtim të Serbisë

21:04 / 15 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Këshilltarja politike e ministrit të Kosovës, për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, Rada Trajkoviq, është ndaluar sërish nga policia serbe në pikën kufitare me Kosovën.

Këtë e ka bërë të ditur vet ajo në një reagim të saj në twitter, ndërsa thotë se ata që e ndaluan po ndjekin urdhrat nga lartë, përcjell klankosova.tv.

Tutje ajo thotë se është izoluar në të ftohtë dhe nuk ka me vete as terapinë e nevojshme për trajtim të insulinës.

”Kjo është një zhvatje e paprecedentë. U ndalova sërish nga policia serbe në vijën administrative me Kosovën, kësaj radhe në drejtim të Serbisë. Punonjësit e policisë janë profesionistë, por ndjekin urdhrat “nga lart”. Jemi të izoluar në të ftohtë dhe nuk kam me vete terapinë e nevojshme me insulinë”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...