Një serb po e pranon se Serbia ka kryer shumë krime në Kosovë e në Bosnje Hercegovinë. Është pikërisht njëri ndër kundërshtarët e shumtë të ndërtimit të urës së re mbi lumin Sava në Beograd , Rade Radovanoviç, i cili ka deklaruar se Serbi ka bërë gjenocid në Kosovë e në Bosnje Hercegovinë.
“Kemi kryer shumë krime dhe gjenocid në BeH dhe Kosovë– Vuçiq duhet të rrëzohet”, shkruan “Alo” që e etiketon atë si urrejtës të Serbisë, urave edhe Vuçiqit.
“Alo” shkruan se Radovanoviç është kundërshtar i urës së re mbi lumin Sava dhe njeri sipas të cilit serbët kanë kryer disa gjenocide!
Në fjalimin e mbajtur në protestën kundër projektit të urës së re mbi Sava, Radovanoviç ndër tjera theksoi se “ “Nuk kishte gjenocid vetëm në Srebrenicë, por kishte edhe në Prijedor, në Sarajevë, në Mostar dhe në Kosovë” – prandaj “Vuçiq duhet të rrëzohet”.
Ky nuk është serbi i vetëm që hapur ka pranuar se serbët gjatë luftërave në vitet 90-ta formacionet paramilitare dhe ushtarake kanë kryer krime deri në gjenocid, jo vetëm në BeH por edhe në Kosovë, si dhe që bëjnë thirrje për rrëzimin e pushtetit të Vuçiqit.