Njëjtë si në zgjedhjet e fundit komunale, në Rahovec pritet garë e ngushtë edhe sa i përket përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë .
Nga 56,572 votues në zgjedhjet e fundit kanë votuar 20,406, rahovecianë.
Qyteti i fituar me një diferencë të vogël votash nga Smajl Latifi i AAK-së, 7,766 kundrejt Idriz Vehapit të PDK-së me 6,837 ka disa përfaqësues mjaft interesantë në garën për deputetë.
Ish-kryetarin i kësaj komune Idriz Vehapi e nis garimin me numrin 25 në radhët e Partis ë Demokratike. Deputeti Andin Hot djali i veprimtarit të njohur Ukshin Hoti do të garojë me numrin 29, ndërsa Bejtullah Deliu, drejtor i Postës në Rahovec mban numrin e parafundit në listë 109.
LDK-ja hyn fuqishëm në Rahovec me numrin 3 Avdullah Hoti. Bekrije Cena Nazifi me numër 60 dhe Ibrahim Kryeziu me numrin 64, po ashtu janë pjesë e listës. Në fund nga kjo parti garon edhe Profesori Ibish Mazreku,79.
Vetëvendosja nga radhët e saj për Rahovecin ka kandiduar Ish-kandidatin për kryetar komune Visar Korenica.
Nga koalicioni AAK-PSD garon i sapo aderuari nga PDK-ja në AAK, profesori Afrim Hoti i cili bart numrin 83. Atij i bashkohen edhe Florina Krasniqi 89, e Fatmir Iska 91.
Nisma Socialdemokrate i ka hyrë garës në Rahovec me katër kandidatë. Ish deputeti Haxhi Shala me numrin 10 garon edhe për një mandat. Pas tij radhiten Enver Shala 53, Xhevdet Krasniqi 91 dhe Haxhi Hoti,
A do të mundet PDK-ja pa koalicion, të dalë e para në këtë qytet sic bënte kur ishte bashkë me Nismën e AAK-në? Gjithcka do t ë merret vesh në zgjedhjet e 6 tetorit, kur edhe vendoset përfundimisht qeverisja e ardhshme.