Live

Rakiq ankohet te shefja UNMIK-ut, i qet disa kushte

14:12 / 29 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka takuar përfaqësuesen speciale të Sekretarit të Përgjithshëm dhe kryetaren e UNMIK-ut, Karolina Zijade.

Gjatë takimit, Rakiq theksoi se është e nevojshme që sa më shpejt të formohet Asociacioni i Komunave Serbe, të tërhiqen njësitë speciale nga veriu dhe të ndalohen persekutimet politike dhe arrestimet, në mënyrë që të mundësohet jeta paqësore e serbëve në këto zona dhe të ruhet stabiliteti dhe mbijetesa.

“Është e nevojshme që sa më shpejt të formohet Asociacioni i Komunave Serbe, të tërhiqen njësitë speciale nga veriu dhe të ndalohen persekutimet politike dhe arrestimet, në mënyrë që të mundësohet jeta paqësore e serbëve në këto zona “, tha Rakiq.

Lista Serbe që udhëhiqet nga Rakiqi nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të organizohen në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, pasi drejtuesit e këtyre komunave u dorëhoqën në nëntorin e vitit të shkuar, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar veturat me targa serbe në targa të Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua