Live

Rama: Ballkani i Hapur është pjesë e Procesit të Berlinit, 100 për qind në përputhje me BE-në

14:52 / 01 Dhjetor 2022

Nga Denis Fana

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh pas mbledhjes së qeverisë se Ballkani i Hapur është një e pjellë e procesit të Berlinit.

Në një komunikim me gazetarët, Rama sqaroi se nuk ka asnjë arsye që të ndryshojë opinionin për “Open Ballkan, pasi është një nismë në përputhje të plotë 100 për qind me frymën e BE-së.

“Ajo nuk është rezolutë e PE-së. Open Balkan është një nismë në përputhje të plotë 100 për qind me frymën dhe germën e BE. Është pjellë e Procesit të Berlinit. Në procesin e Berlinit të rifilluar kemi firmosur ato dokumente që ishin firmosur më parë në Ballkanin e Hapur. Nuk kemi arsye të ndryshojmë opinion për Ballkanin e Hapur, mbase ata që janë kundër është e drejta e tyre që të ketë një opinion ndryshe nga Ballkani i Hapur”, u shpreh Rama.

Gjithashtu, Rama nënvizoi se nga nesër do të fillojë të ndahet bonusi i fundvitit për pensionistët. Ai tha se bonusi do të jetë 5 mijë lekë për 695 mijë pensionistët në mbarë vendin. Paketa e gjitha do të jetë 4.3 milirdë lekë.

Shpërndaje në

U Kopjua