Qeveria Rama synon që brenda këtij mandati ta çojë në 100 për qind rritjen e pagave për mjekët.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri shqiptar gjatë përurimit të spitalit të ri Infektiv në QSUT.
Me buxhetin e ri të vitit 2023, Rama tha se rritja e pagave për mjekët dhe infermierët do të shkojë në 70 për qind, e më pas rritja në 100 për qind synohet deri në përfundim të mandatit.
“Brenda këtij mandati ta çojmë në 100 për qind rritjen e pagës, në raport me pikënisjen. Me buxhetin e ri shkojmë në 70%, me ndihmën e Zotit që mos na ndodhë ndonjë katastrofë që të na detyrojë… ta spostojmë fondin,” tha Rama, shkruan abcnews.al.