Sot shënohen 12 vjet nga “21 janari” i përgjakshëm, ku gjatë protestës së opozitës, asokohe Partia Socialiste, janë vrarë katër protestuesit Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, anëtarë të qeverisë, familjarë të viktimave dhe qytetarë të shumtë, sot bënë homazhe para Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në nder të katër protestuesve të vrarë.
Megjithatë, edhe 12 vjet më pas, ende familjarët e viktimave presin drejtësi. Gjykata ka vlerësuar se vrasjet e Veizit, Myrtajt dhe Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia, ndërsa është dënuar ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me një vjet burgim, si dhe gardisti Agim Llupo me 3 vjet, shrkuan Rtsh Ende pa autor mbetet vrasja e Aleks Nikës, pasi nuk është mundur të faktohet se nga cila armë është qëlluar predha që ia ka marrë jetën atij.
Ka nisur si marsh i qetë protestues, por ka përfunduar me katër viktima. 12 vjet më parë Garda e Republikës së Shqipërisë është treguar e dhunshme ndaj protestuesve të Partisë Socialiste, ku ka lënë të vdekur katër persona.