Kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të vizitojnë Serbinë në tetor.
Duke folur për mediat serbe nga Nju Jorku, Vuçiq ka thënë se ka pasur një takim me ta edhe në SHBA, ku ka diskutuar për heqjen e barrierave për bizneset dhe lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe shërbimeve.
“Unë i pres ata në 9 dhe 10 tetor në Novi Sad, sepse mendoj se është e rëndësishme që ne filluam idenë e bashkëpunimit rajonal. Ne duam të lidhemi ekonomikisht dhe kështu të dalim para BE dhe të tjerëve si një bllok i përbashkët”, tha ai.
Ai shtoi se do të ishte e rëndësishme që Serbia të përfshijë edhe Prishtinën në një bashkëpunim të tillë.