Live

Rama e viziton Greqinë, merr mbështetje për rrugën evropiane të Shqipërisë

19:46 / 21 Mars 2023

Nga Kosova Live

Serinë e takimeve në Athinë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e nisi në Parlamentin e Greqisë nga ku u prit prej kryekuvendarit, Kostas Tasulas.

Tasulas ka thënë se e mbështet rrugëtimin e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian.

“Vlerësoj miqësinë mes dy vendeve dhe urat lidhëse mes dy popujve tanë, siç janë minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi. Mbështes vendin tuaj në rrugëtimin drejt BE-s nga ku vendet anëtare gëzojnë benefite”, u shpreh Tasulas.

Rama e falënderoi kryetarin e parlamentit të Greqisë për pritjen dhe vlerësoi rolin e Greqisë në rrugën evropiane të Shqipërisë.

“Është kënaqësi e veçantë që jemi sot në Athinë, marrëdhëniet tona janë shumë të mira dhe në përmirësim të vazhdueshëm. Dëshira e dyanshme për t’i forcuar këto marrëdhënie çdo ditë, është shumë e madhe dhe baza e këtyre marrëdhënieve janë pa dyshim të dy popujt tanë dhe urat e forta mes nesh, janë qoftë qytetarët grekë që jetojnë në Shqipëri dhe qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi”, u shpreh Rama.

Rama takime pati edhe presidenten greke Katerina Sakellaropoulou, e cila tha se beson që do të zgjidhen disa çështje mes dy shteteve.

“Të dy vendet tona bashkëpunojnë më së miri sikurse edhe në organizmat ndërkombëtare. Vendi im është një mbështetës i flaktë i rrugëtimit tuaj evropian dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Do të vijojmë të bashkëpunojmë e t’ju ndihmojmë drejt kësaj rruge. Përcaktimi zonave detare dhe çështjeve që kanë mbetur pezull mes dy vendeve besoj që do të ndihmojnë në këtë drejtim”, u shpreh Sakellaropoulou.

Rama tha në këtë takim se “vetëdija dhe pikë-shikimi i këtyre marrëdhënieve si njerëzit e zakonshëm na kanë bëre edhe ne politikanëve ti shikojmë ndryshe. Jam shumë optimist se pikërisht në këtë klime do të zgjidhim më së miri të tëra çështjet e lëna pezull mes dy vendeve. Edhe dakortësia për t’ju drejtuar një pale të tetë për zgjidhjen e shefit detar, tregon se jemi në rrugën e duhur për ti dhënë zgjidhje problemeve”./tch

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...