Live

Rama jep lajmin e mirë: Taksa e jashtëzakonshme ndaj eksportuesve të mëdhenj të energjisë u shpërndahet pensionistëve

19:52 / 01 Prill 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nga muaji prill, fitimi nga taksa e jashtëzakonshme për eksportuesit e mëdhenj të energjisë do t’u shpërndahet pensionistëve.

Ai ka shtuar se kjo gjë u “mbyll gojën” kundërshtuesve dhe atyre që ishin pesimist lidhur me këtë vendim.

“Por ja ku prilli erdhi dhe taksa e jashtëzakonshme mbi fitimet e rëna nga qielli i luftës në arkën e eksportuesve të mëdhenj të energjisë, do të fillojë t‘u shpërndahet pensionistëve, si pjesa më e prekur nga pesha e luftës, po edhe më dinjitozja në qëndresën e saj përballë vështirësive të kohëravë” ka shkruar Rama në Facebook.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

LAJM I MIRË

Kur thosha qysh vjet në vjeshtë se do të vendosim taksë të jashtëzakonshme për eksportuesit e mëdhenj të energjisë dhe do t’ua shpërndajmë pensionistëve në prill, ata që ju e dini kush janë bërtisnin, ky është tatimi i jashtëzakonshëm komunist

E bëri BE-ja, e tha edhe këtu Ursula Von Der Leyen që po, kjo është diçka krejt e drejtë në këtë kohë krize dhe ata e mbyllën përkohësisht gojën

Pastaj e hapën para ca kohësh prapë, duke u qarë hallin pensionistëve se i mashtroi Edi Rama dhe se s’do merrnin asgjë, po kur e dëgjuan që kjo do të ndodhte siç ishte premtuar, u hodhën përpjetë se po shkelej Kodi Zgjedhor! Krejt e pavërtetë edhe kjo e kodit, si zakonisht kur ata hapin gojën xhanëm

Por ja ku prilli erdhi dhe taksa e jashtëzakonshme mbi fitimet e rëna nga qielli i luftës në arkën e eksportuesve të mëdhenj të energjisë, do të fillojë t‘u shpërndahet pensionistëve, si pjesa më e prekur nga pesha e luftës, po edhe më dinjitozja në qëndresën e saj përballë vështirësive të kohërave

Kjo është një tjetër masë lehtësuese për ta pas Pakos së Madhe, po nuk është e fundit, sepse ne nuk bëjmë dot sa duam për më të moshuarit, por nuk do të lemë kurrë pa bërë gjithçka mundemi

*më poshtë vendimi i sapofirmosur i qeverisë

Shpërndaje në

U Kopjua