Live

Rama jep lajmin e mirë: Ultrazëri tash do të bëhet edhe në këto gjashtë QMF

12:42 / 16 Dhjetor 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se tashmë ultrazëri i barkut do të bëhet në gjashtë Qendra të Mjekësisë Familjare.

Rama ka shkruar në “Facebook” se doktorët janë duke u trajnuar dhe më pas fillohet me realizimin e  ultrazërave të barkut.

“Në QMF-të në lagjet “Dardania”, “Bregu i Diellit”, “Kodra e Trimave”, “Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare”, QMF në rrugën  “Xhemajl Ibishi” dhe në Qendrën e  Mjekësisë Urgjente. Në gjashtë Qendra të Mjekësisë Familjare në kryeqytet do të bëhet ultrazëri i barkut nga specialistët e mjekësisë familjare”, ka shkruar Rama.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...