Live

Rama krenohet me punën: Kemi filluar shumë projekte për transformimin e kryeqytetit

12:10 / 30 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se shëndetësia është prioritet i qeverisjes së tij, raporton Ekonomia Online.

Ai në prezantimin e punës së Drejtorisë së Shëndetësisë, shtoi se ky sektor lidhet me të gjitha sferat e jetës.

Madje në këtë aktivitet ai u krenua me punë që po bëjnë duke shtuar se kanë filluar një numër të madh të projekteve që synim kanë transferimin e kryeqytetit.

“Shëndetësia nuk fillon edhe nuk mbaron ashtu vetëm tek Drejtoria e Shëndetësisë, apo tek spitalet tek klinikat etj. Po fillon me zonat tona me mënyrën se si jetojmë, me mënyrën se çfarë oferta kanë për shembull fëmijët tanë nëpër shkollat e tyre a kanë mundësi me u ndërlidh me sport, a mësojnë për ushqimin që e hanë, d.m.th lidhet edhe me sport, lidhet edhe me arsim, lidhet edhe me zonat urbane, lidhet edhe me qasjen në zonat të gjelbrat”.

“E për të gjitha këto ne e kemi parë që vetëm se filluar një numër të madh të projekteve për transformimin e kryeqytetit i cili ka drejtpërdrejtë impakt edhe në shëndetësi”.

Shpërndaje në

U Kopjua