Live

Rama lë karrigen e kryeministrit dhe ulet krah deputetëve, “shkrihet gazit” me Pandeli Majkon

11:04 / 02 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri Edi Rama ka lënë vendin e tij të zakonshëm në parlament për t’u ulur krah deputetëve të PS-së në seancën maratonë të Kuvendit ku po zhvillohet mocioni me debat për çështjen McGonigal.

Ndërkohë që deputeti demokrat, Luçiano Boçi mbante fjalën në foltoren e Kuvendit, kryeministri, shihet duke qeshur afër Pandeli Majkos të cilin edhe e ka përqafuar.

Shpërndaje në

U Kopjua