Live

Rama lëshon ngrohtoren e kryeqytetit tre ditë më herët se zakonisht

15:01 / 12 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Përparim Rama s’e ka pritur datën 15 për të ngrohur prishtinasit. I pari i kryeqytetit ka njoftuar se sezona e ngrohjes fillon tre ditë para datës 15 kur zakonisht fillonte punën Termokosi.

Këtë vendim, Rama ka thënë se e ka marrë për shkak të kërkesave të qytetarëve.

“Nga sot fillon sezona e ngrohjes në Kryeqytet.
Për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve, marrë parasysh temperaturat e ulëta, ngrohtorja u lëshua më herët se zakonisht!
Gjatë ditëve në vazhdim, ngrohja do të funksionalizohet edhe për pjesët tjera të qytetit, të cilat për herë të parë do të kyçen në rrjet” shkruan Rama në njoftim

Shpërndaje në

U Kopjua