Live

Rama ndan pamjet nga aksi rrugorë Korçë-Ersekë: Vepër madhore për turizmin, gati në qershor

09:43 / 19 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën me disa pamje nga kantieri i aksit rrugor Korçë-Ersekë.

Rama në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se hapja e këtij segmenti rrugor, që e cilëson si një vepër madhore për turizmin, pritet që të përfundojë në qershor të këtij viti.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES 😊

me një nga kantierët më të rëndësishëm të momentit, aksin rrugor Korçë-Ersekë, një vepër madhore për qarkullimin e automjeteve dhe turizmin, që ditë pas dite po merr formë për të qenë gati në qershor të këtij viti, ju uroj një të diel të bukur🙏

Shpërndaje në

U Kopjua