Live

Rama në Jerusalem: Shpëtimi i hebrenjve, pjesë e ‘thesarit’ tonë kombëtar

15:24 / 25 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka marrë sot pjesë në “Natën e nderit” në Jerusalem, ku nënvizoi se Shqipëria ka qenë mike e hebrenjve që në kohën e tyre më të errët.

Rama tha se historia e bashkëjetesës mes hebrenjve dhe shqiptarëve nuk ka nisur në Luftën e Dytë Botërore, por është një histori që ka qenë e njëjtë ndër shekuj.

“Është e rëndësishme të mos harrojmë se hebrenjtë në Shqipëri janë shpëtuar njëlloj si nga të krishterët ashtu edhe nga myslimanët. Shqiptarët, të krishterë apo myslimanë, rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë. Kjo është një krenari kombëtare, por edhe më shumë është një thesar i trashëgimisë kombëtare. Dhe ne do të bëjmë çmos ta mbajmë gjallë”, tha Rama.

Ai nënvizoi se në 7 vite ka pasur marrëdhënie shumë të mira midis shqiptarëve dhe hebrenjve, ndërkohë në botë ka gjuhë urrejtjeje.

“Në 7 vite marrëdhënie mes Shqipërisë dhe Izraelit, midis shqiptarëve dhe hebrenjve, gjëra të mira kanë ndodhur. Por fatkeqësisht për botën kanë qenë edhe 7 vite hidhërimi, ankesash kur bëhet fjalë për përhapjen e antisemitizimit, ekstremizimit të dhunshëm dhe gjuhës së urrejtjes dhe keqinformimit. Jemi këtu në këtë darkë bujare të ofruar nga një njeri me një shpirt të madh, Alensadër, dhe i rrethuar nga miq hebrenj. Është fakt që Shqipëria është një mike e komunitetit hebre në kohën e tyre për të errët”, u shpreh Rama./Euronews

Shpërndaje në

U Kopjua