Live

Rama nga Brukseli: Ndikimi rus i pranishëm në Shqipëri, rreziku është real

16:28 / 07 Dhjetor 2022

Nga Denis Fana

Pa kaluar 24 orë nga Samiti BE-së në Tiranë, kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Brukselit për të folur bashkë me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskin dhe kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç se çfarë përfitimesh ka sjellur ky samit për Ballkanin Perëndimor.

“Ne morëm mbështetje buxhetore për energjinë nga Bashkimi Europian. 85 milionë euro për Shqipërinë, është shkëlqyer, por nuk është kaq shkëlqyer, kur sheh se këto 85 milionë euro janë marrë nga fondet tona IPA. Sigurisht do donim shumë t’i përdornim për energjinë, e shkëlqyer, por kur shoh dhe dje pata një bashkëbisedim me Mitsotakis, 85 miliardë plus të ardhurat e brendshme nga aktiviteti i Greqisë që vijnë nga BE është e madhe, 85 miliard”, tha ai.

Ndikimi rus tha kryeministri Rama është i pranishëm dhe rreziku rus është real.

“Në Shqipëri askush nuk do t’ia dijë për Rusinë sepse kishim Stalinin deri në 1990-ën, kështu që e hoqën qafe më parë, kështu që tani po hyjnë nga dera e pasme. Kjo është arsyeja pse duhet që rajoni të mbahet bashkë, të rrijë bashkë dhe BE-ja me rajonin sepse ekzistojnë këto shtresa të ndikimit rus, të cilat janë shumë aktive, të kombinuara me një qasje jo shumë aktive nga BE-ja, atëherë gjërat mund të përfundojnë në një telash”, u shpreh ai.

Rama shpjegoi se çfarë ndodh nëse BE krijon një vakum në Ballkanin perëndimor, shkruan TopChanel

“Ne jemi të shqetësuar nga disa të tjerë sepse ndryshe Rusia do të vijë, ne do shkojmë te Turqia, të martohemi me Turqinë dhe pastaj të marrim Kinën si ndërmjetës e do të bëjmë diçka ndryshe, jo! Nuk është kjo mënyra sesi duhet të veprojmë. Na duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë, të jemi të bekuar që gjendemi në mes të Europës”, shtoi ai

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...