Live

Rama publikon videon me aktivistët e PS-së: S’keni parë gjë akoma

16:52 / 08 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama iu përgjigj akuzave të opozitës se Partia Socialiste po përdor një aplikacion të quajtur “Aktivisti” për të kontrolluar administratën publike me “like” dhe komentet që i bën kryeministrit Rama në rrjete sociale.

Përmes një videoje të postuar në faqen e vet në Facebook, Rama shihet i rrethuar nga një grup aktivistësh të PS-së teksa bën ironi me opozitën.

“Patronazhisti është ç’është, po aktivisti? S’keni parë gjë akoma”, është shprehur Rama.

Më herët deputeti i PS Etjen Xhafa tha se aplikacioni përdoret për përdorim të brendshëm në mes të aktivistëve të Partisë Socialiste.

Ai tha se PS-ja do të ndjekë rrugën ligjore për personat që kanë publikuar të dhënat e aplikacionit.

Shpërndaje në

U Kopjua