Live

Rama: Punonjësit e administratës me pagë nën 60 mijë lekë përfitojnë nga Pakoja e Madhe

09:47 / 31 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka bërë të ditur se mbi 12 mijë punonjës të administratës me pagë nën 60 mijë lekë bruto, do të përfitojnë nga vendimi i qeverisë për Pakon e Madhe një vlerë 20 mijë lekë të reja.

Rama ka uruar qytetarët për ditë të mirë pranë familjeve të tyre.

“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë që 12.280 punonjës të administratës me pagë nën 60 mijë lekë bruto, duke nisur nga sanitaret, punëtorët e shërbimeve mbështetëse, shoferët, nëpunësit e shkallëve më të ulëta, do të përfitojnë nga vendimi i qeverisë për Pakon e Madhe një vlerë 20 000Lekë (të reja), ju uroj të gjithëve të dashur miq gojëmbël e gojëthartë një ditë të fundit të vitit të paqme pranë familjeve tuaja.”, ka shkruar ai në Facebook.

Kryeministri Edi Rama, dje ka bërë të ditur se 695 mijë pensionistë do të përfitojnë nga Pakoja e Madhe, duke marrë nga 8 mijë lekë të reja.

Shpërndaje në

U Kopjua