Live

Rama shpërndan deklaratën e Thaçit: UÇK-ja nuk do të mundet nga padrejtësia

16:34 / 04 Prill 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sërish ka reaguar ndaj procesit gjyqësor ndaj Thaçin dhe të tjerët, i cili po zhvillohet në Hagë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shpërndarë deklaratën e ish-presidentit Hahim Thaçi, i cili sot para trupit gjykues në Hagë ka thënë se tashmë e gjithë bota e di se trafikim organesh nuk ka pasur.

Rama është shprehur i bindur se ÇK-ja nuk do të mundet nga padrejtësia.

“SIGURISHT QË PO! Por prapëseprapë është aq e pagëlltitshme një çorbë kaq e shpifur, kur i sheh ata që e udhëhoqën luftën çlirimtare të një populli të shtypur egërsisht, të akuzohen si kriminelë lufte nga një organ i krijuar mbi bazën e fantazive të shthurrura me trafik organesh! Megjithatë UÇK-ja nuk do të mundet nga padrejtësia”, ka shkruar Rama.

Shpërndaje në

U Kopjua