Live

Rama takon Sunakun: Edhe Dua Lipa është emigrante shqiptare

19:21 / 23 Mars 2023

Nga Kosova Live

“Duam të sigurohemi që komuniteti shqiptar këtu jo vetëm të ndihet i sigurt por edhe i nderuar”.

Kështu u shpreh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në takimin me kryeministrin britanik Rishi Sunak në Londër.

Në vizitën e parë në 10 Downing Street, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se sikurse britanikët nuk janë të gjithë James Bond apo Mr. Bean, ashtu edhe shqiptarët nuk janë personazhe që dalin nga filmi “Taken”.

Sipas tij, Dua Lipa është thjesht një këngëtare britanike, por emigrante shqiptare si të tjerë që kanë shkuar në Londër të këndojnë, të gatuajnë dhe të kujdesen për britanikët.

“Të bëjmë të pamundur për të goditur rrjetet kriminale dhe të shmangim që njerëz të pafajshëm të bien në grepin e tyre. Ashtu si të gjithë britanikët nuk janë James Bond o Mr. Bean, shqiptarët nuk janë personazhe që dalin nga ‘Taken’. Ashtu si djali vjen më një varkë, nuk është thjesht një shqiptar, por një tablo e gjerë. Dua Lipa nuk është thjesht një këngëtare britanike, por emigrante shqiptare si të tjerë që kanë ardhur këtu të këndojnë, gatuajnë e kujdesen për ju”, është shprehur Rama, raporton A2news.

Shpërndaje në

U Kopjua