Sadri Ramabaja ka reaguar për situatën e krijuar në veri të vendit. Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, Ramabaja ka shkruar se Donbasi serbo-rus në veriun e Kosovës nuk kalon.
Analisti politik, Vuçiqin e ka quajtur imitator i “moderuar” i Millosheviqit, ndërkohë, që sipas tij, po imiton mirë edhe Hitlerin.
Postimi i plotë i Ramabajës:
Donbasi serbo-rus në veriun e Kosovës nu kalon
Aleksander Vuçiqi si imitator i “moderuar” i Milosheviqit, ndërkohë po imiton mirë edhe Hitlerin.
Hitleri ia arriti ta impononte në Konferencën e Mynihut (1938) marrëveshjen që i ipte fund krizës së Sydetenit. Ai e kishte përshkallëzuar në at masë konfliktin, sa në konferencë imponoi planin e Hohsbahut që për objektiv kishte izolimin dhe shkatërrimin e Çekosllovakisë.
Përmes masakrës dhe pastrimit etnik Beogradi më 4 shkurt 2000 krijoi shtratin e Donbasit të tij. Më pas përmes imponomit të të ashtuquajturës Marrëveshje të Brukselit (2013/2015), krijoi “Sydetenin” e vetë. Duke imponuar projektin e tij, po pretendon jo vtëm ta izoloi qeverin e Kosovës, por edhe të imponoi marrëveshje me karakter ndërkombëtar, shembëllim asaj të Mynihut 1938, që tumirë aneksimin e veriut.
Donbasi serbo-rus në veriun e Kosovës sjell në këtë pjesë të Europës Juglindore vet Rusinë!
Ky projekt cënën rënd interesat jetike të Kombit tonë, por ai njëkohësisht është i rrezikshëm, jo vetëm për paqen në rjaon, por edhe në Europë.
Stop hitlerit të Ballkanit!