Live

Ramë Lahaj publikon fotografinë domethënëse me nënën

14:29 / 04 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Tenori me famë ndërkombëtare Ramë Lahaj ka publikuar një fotografi shumë të bukur pranë nënës së tij.

Tenori i njohur, i cili muajin e kaluar mbajti koncert madhështor në Prishtinë, ka një mesazh të rëndësishëm për ndjekësit në instagram.

Ky është postimi i plotë:

“Kur ritmi jetësor më merr para dhe njëfarë forme ma zë frymen, me shumë obligime dhe më bënë të ndihem sikur gjithçka dhe çdo sekond duhet kalkuluar për hir të suksesit dhe një jete luksoze që vjen si rrjedhojë e egos sonë, atëherë vendosi të kthehem krejt në fillim, aty ku nisi gjithçka si pasojë e dashurisë së madhe, ku ditët ishin të ndritura e të shenjta e ku dashuria s’kishte asnjë interes përpos mirësisë. 
Mos i harroni njerëzit tuaj të dashur, duani fort ata sepse jeta është e shkurtër e suksesi gënjeshtër e madhe”

Shpërndaje në

U Kopjua