Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj i ka reaguar kolegut të tij nga Peja, Gazmend Muhaxherit i cili në Blic Interview me Astrit Gashin ka kritikuar ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi.
Ramosaj ka thënë se demarkacionin nuk e ka bërë Haradinaj por e ka trashëguar nga partia të cilës i takon Muhaxheri.
“Demarkacionin nuk e bëri Haradinaj, por e trashëgoi nga ju”, ka thënë ndër të tjera Ramosaj.
Reagimi i plotë:
Maksima e Skenderbeut! “Lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta në mesin tuaj”, kolegu im, Gazmend!
Demakracionin nuk e bëri Haradinaj, por e trashëgoi nga ju!
Shumë, ama shumë bukën e huaj e kishit pas hangër n’Kosovën e pasluftës!
Se bukën e huaj para lufte “hallall ju qoftë”!
Rehatohet edhe ky vend najherë, mos u kasaveto shumë!