Live

Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës

09:35 / 01 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Drejtoria Rajonale Prishtinë

INCIDENTET KRIMINALE

  MASHTRIM

·         Prishtinë Me 31.01.2023 viktima mashkull kosovar ka njoftuar se përmes  rrjetit social është njoftuar me të dyshuarën femër (e huaj), e cila ishte prezantuar si zyrtare, dhe e njëjta i kishte thënë se një shumë të hollash do ti dërgoj për investime në Kosovë dhe duke e mashtruar i ka kërkuar viktimës të holla i cili i ka dërguar asaj një shumë të konsiderueshme të hollash.

·         Prishtinë 24.11.2022-09:50. Me 31.01.2022 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit duke u premtuar për termin vize i kanë detyruar viktimat meshkuj kosovarë që për çdo rezervim ti japin nga 600€. Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

POSEDIM I NARKOTIKËVE

·         Prishtinë 21.01.2023-00:30.  Gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar  marihuanë në peshë prej 10.3 gram. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

·         Prishtinë 31.01.2023-01:00.  Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur dhe konfiskuar  marihuanë në peshë prej 5.1 gram. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Fushë Kosovë 31.01.2023-23:30. Raportohet se pas një mosmarrëveshje tre të dyshuar, dy meshkuj dhe një femër kosovare kanë sulmuar viktimen mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit  dy të dyshuar shkojnë në mbajtje ndërsa njëri lirohet në procedurë të rregullt.

Raport shtesë:

GRABITJE  NË TENTATIVË

Lipjan 18.10.2022-10:46. Në lidhje me rastin me datë 31.01.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

RASTET TJERA- NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

Drejtoria Rajonale Gjilan

INCIDENTET KRIMINALE

MONEDHË E FALSIFIKUAR

Viti 31.01.2023-10:40.  Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se nga një person mashkull  në formë kompensimi,  ka pranuar një kartëmonedhë prej 100€ që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar nga forenzika, ndërsa janë duke u zhvilluar hetime në lidhje me rastin.

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

Drejtoria Rajonale Ferizaj

INCIDENTET KRIMINALE

VJEDHJE E RËNDË

Ferizaj 31.01.2023-01:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari dhe para kesh ne vlerë të konsiderueshme. Lidhur me rastin janë duke u ndërmerr veprime hetimore.

Raporti Shtesë:

GRABITJE

Shtime 26.01.2023-13:09. Pas një pune hetimore njësitet policore kanë arritur që ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Ferizaj 31.01.2023-19:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. 

RASTET TJERA – NGJARJET:

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR 

·         Hani i Elezit 31.01.2023-15:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuari dyshuari mashkull kosovar dhe  i njëjti është dërguar në vuajtje dënimit.

·         Rr. UÇK 31.01.2023-22:45. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, dhe  i njëjti është dërguar në vuajtje dënimit.

·         Rr. 12 Qershori 01.02.2023-00:20. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe  i njëjti është dërguar në vuajtje dënimit.

Drejtoria Rajonale Prizren

INCIDENTET KRIMINALE

MARRJE ME PROSTUTICION Prizren. Raportohet se me datë  31.01.2023 janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartcekur. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.     

NGACMIM

Prizren 31.01.2023-14:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se derisa ka qenë në rrugë është përcjellë nga një person i dyshuar mashkull.Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ku edhe janë duke u ndërmarr veprime hetimore.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Prizren 31.01.2023-23:00. Dy viktimat meshkuj kosovar, kanë njoftuar se për shkaqe të panjohura katër persona të panjohur me maska dhe nën kërcënimin  e revoles i kanë sulmuar fizikisht. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.Në lidhje me rastin janë duke u zhvilluar hetime intensive.

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

Drejtoria Rajonale Pejë

INCIDENTET KRIMINALE

VJEDHJE

Pejë 30.01.2023-23:40. Raportohet se me datë 31.01.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti i kishte vjedhur armën viktimës mashkull kosovar për të cilën kishte leje valide. I dyshuari është intervistuar dhe ka dorëzuar armën e vjedhur, me  vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

ARRESTIM ME URDHËRESË NDËRKOMBTARE

Pejë 31.01.2023-21:50. Në bazë të urdhëresës ndërkombëtare janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

RASTET TJERA – NGJARJET:

PERSON I ZHDUKUR

Pejë 30.01.2023-19:40. Me datë 31.01.2023 ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj .

Drejtoria Rajonale Gjakovë

INCIDENTET KRIMINALE

ARMËMBAJTJE PA LEJE

·         Malishevë 31.01.2023-01:10.   Gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar, i cili ishte nën ndikim të alkoolit i është gjetur dhe sekuestruar një boks hekuri dhe një fishekë i kalibrit 7.65mm. I dyshuari me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullte.

·         Malishevë 21.01.2023-11:00. Nga i dyshuari mashkull kosovar, është konfiskuar një pistoletë, pasi që i njëjti në rrjetet sociale facebook kishte postuar kohë më parë. I dyshuari është shoqëruar në stacion për intervistim dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

MOS-PRËRFILLJE E GJYKATËS

Rahovec 30.01.2023-23:00. Me 31.01.2023 viktima femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar duke e thyer- mos përfillur urdhrin mbrojtës lëshuar nga Gjykata  i ka dërguar disa tekste –mesazhe me përmbajtje ofenduese-përulëse ndaj viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, kurse dyshohet se dyshuari gjendet jashtë vendit.

SULM SEKSUAL

Gjakovë 31.01.2023-20:30. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari mbahet në ndalim policorë.        

Raporti Shtesë:

VJEDHJE E RËNDË

Gjakovë 29.01.2023-19:30. Pas një pune hetimore nga zyrtarët policor, me datë 31.01.2023 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar para. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.  

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Jug

INCIDENTET KRIMINALE

KANOSJE

Mitrovicë 31.01.2023-02:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se  tek dera e shtëpisë ka gjet një letër me përmbajtje  kërcënuese. Njësitet përkatëse kanë dal në vend ngjarje. Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive.

VJEDHJE NË TENTATIVË

Mitrovicë 31.01.2023-12:38.  Gjatë një rasti vjedhje në tentativë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i njëjti gjatë verifikimit ka rezultuar si person i kërkuar nga gjykata dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në vuajtje dënimi në bazë të urdhër arrestit.    

DHUNIM

Mitrovicë 30.01.2023-23:00. Me datë 01.02.2023. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar.Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

RASTET TJERA – NGJARJET :

AKSIDENT TRAFIKU

Mitrovicë 31.01.2023-17:20. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy  automjeteve me targa vendore. Si pasoj përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy persona, një mashkull dhe një femër kosovare të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Veri

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

RASTET TJERA – NGJARJET:

 Asgjë me rëndësi për të raportuar.

DEPARTAMENTI I POLICISË KUFITARE

INCIDENTET KRIMINALE

KONTRABANDIM ME MIGRANT

PKK Kullë 31.01.2023-19:40. Njësiti patrullues në afërsi të pikës kufitare ka ndaluar një veturë taxi të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar i cili po transportonte 4 persona që dyshohet se janë shtetas të huaj, dhe pas udhëzimeve që të vazhdoj deri në PKK  Kullë të njëjtit sipas vozitësit kanë sulmuar atë dhe kanë zbrit nga vetura duke u larguar në drejtim të pyllit. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

KONTRABANDIM ME MALLRA & KALIM ILEGAL I KUFIRIT

Kamenicë 31.01.2023-09:40.Njësiti patrullues gjatë patrullimit ka ndaluar automjetin me targa të Serbisë drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar dhe pasagjeri kosovar. Gjatë kontrollit në automjet i janë gjetur disa orendi pa dokumente përcjellëse.Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar, ndërsa malli është kthyer në pikën doganore.

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

            STATISTIKAT E PËRGJITHSHME
 Aksident trafiku me fatalitet0Aksident trafiku  me të lënduar15Aksident trafiku  me dëme materiale28Tiketa trafiku të shqiptuara1791Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 190Persona të arrestuar31Persona në mbajtje14Persona në ndalim policor  1Persona në vuajtje të dënimit4

Shpërndaje në

U Kopjua

Të tjera nga Lajme