Live

Raporti i OKB-së: Rritet numri i fëmijëve të vrarë nëpër vatra të luftërave

13:44 / 30 Korrik 2019

Nga Kosova Live

 Numër rekord i vrasjeve të fëmijëve është shënuar në konflikte të armatosura nëpër botë vitin e kaluar, thuhet në një raport të publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OK).  Më shumë se 12 mijë fëmijë raportohet se u vranë kryesisht në Afganistan, Jemen, Siri dhe vende të Afrikës Veriore.

Raporti thekson se në krahasim me vitin 2017, në 2018-ën numri është rritur ndjeshëm. Po ashtu gjithsej 1 mijë e 366 civilë janë vrarë dhe mbi 2 mijë e 400 janë plagosur në konfliktin në Afganistan në gjashtë muajt e parë të këtij viti, bën të ditur Kombet e Bashkuara.

Grupet e armatosura vazhdojnë të shkelin çdo rregull kur bëhet fjalë për fëmijët, por në krahasim me vitin 2017 numri është rritur ndjeshëm, theksohet në raport. Grupi për të drejtat e njeriut (Human Richt Watch) ka vërtetuar se në Jemen, është rritur ndjeshëm numri i fëmijëve-viktimë, për të cilët direkt mbajnë përgjegjësi koalicioni Arabi Saudite – Jemen.

 Sipas raportit të organizatës ndërkombëtare, në vitin 2018, më së shumti fëmijë kanë humbur jetën në Afganistan, gjithsej 3 mijë e 62. Ndryshe, raporti thekson se gjithsej 1 mijë e 366 civilë janë vrarë dhe 2 mijë e 446 janë plagosur në konfliktin në Afganistan në gjashtë muajt e parë të këtij viti. 

Shifrat e fundit të Misionit të Ndihmës të OKB-së në Afganistan, të publikuara sot, tregojnë për rënie të numrit të viktimave për 27%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kombet e Bashkuara thanë se e mirëpresin këtë rënie, porse vazhdojnë “ta konsiderojnë nivelin e dëmit që u bëhet civilëve si tronditës dhe të papranueshëm”.

Bilanci i përgjakshëm në Afganistan vazhdon, me gjithë përpjekjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të arritur marrëveshje me militantët talibanë, që do t’i jepte fund luftës gati 18-vjeçare.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...