Live

Raportime për bomba në gjykata dhe në Qeverinë e Kroacisë

10:48 / 05 Dhjetor 2022

Nga Denis Fana

Një numër gjykatash në zonën e Zagrebit, Varazhdinit, Dubrovnikut, Splitit, Pulës në Kroaci kanë marrë njoftime për bomba.

Si pasojë, atje tanimë ekziston një proces evakuimi, shkruajnë mediat e huaja.

Dhe një njoftim i tillë dyshohet se ka mbërritur edhe në Qeverinë e Republikës së Kroacisë, shkruan mediumi kroat Index.hr.

Përveç mediumit në fjalë, rreth këtij lajmi kanë raportuar edhe media të tjera kroate, sipas të cilave, institucionet shtetërore dhe gjykatat në të gjithë Kroacinë po evakuohen për shkak të kërcënimeve me bombë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jutarnji List mëson se Qeveria e Republikës së Kroacisë është e para në listën e të informuarve për bombën kërcënuese.

Policia e Zagrebit konfirmoi të hënën se vetëm për gjysmë ore në mëngjes është njoftuar për vendosjen e mjeteve shpërthyese në disa lokacione në Zagreb dhe po kryhen kontrolle dhe procedura për të përcaktuar nëse raportimet janë të rreme.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...