Live

Raportohen dy raste të falsifikimit të 100 eurove

11:42 / 21 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Dy raste të falsifikimit të parasë janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë së martës.

Policia përmes raportit 24 orësh bën të ditur se njëri rast ka ndodhur në Istog, ndërsa tjetri në Vushtrri.

Në të dyja rastet kartëmonedha që dyshohet se është e falsifikuar është 100 euro.

Raporti i policisë:

FALSIFIKIM I PARASË

Istog 19.02.2022 – 15:40. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se një person ka tentuar ta deponoj një bankënotë prej 100 €, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Bankënota e dyshuar është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

FALSIFIKIM I PARASË

Vushtrri 05.12.2022 – Ankuesi mashkull kosovar zyrtar bankar ka raportuar se  kanë hasur në një kartëmonedhë prej 100 € e cila dyshohet të jetë falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore.

Shpërndaje në

U Kopjua