Live

Raportohet për zjarr brenda objektit të Radio Kosovës

21:43 / 04 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Objekti i Radio Kosovës dyshohet se është përfshirë nga zjarri.

Siç raportohet Policia dhe ekipet e zjarrfikësve ndodhen tashmë në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e policisë, të zjarrfikësve, dhe të KEDS-it.

Zjarrfikësit janë duke e shuar zjarrin, teksa ekipet e KEDS-it kanë bërë shkyçjen e energjisë elektrike.

Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar nga ky incident.

Shpërndaje në

U Kopjua