Live

Raportohet se Gjesti ka firmosur kontratë me Top Channel, zbulohen detajet

15:23 / 02 Mars 2025

Nga Kosova Live

Prive ka raportuar se Gjesti ka nënshkruar një marrëveshje me Top Channel.

Ky lajm ka shkaktuar shumë reagime, duke u bërë pjesë e diskutimeve pas suksesit të Gjestit, i cili ka arritur një popullaritet të ngjashëm me atë të Luiz Ejllit.

Kontrata e nënshkruar është për një periudhë dyvjeçare dhe përfshin menaxhimin e karrierës së tij artistike, duke u përqendruar në zhvillimin e këngëve dhe projekteve muzikore.

Projekti i parë i Gjestit, që pritet të publikohet së shpejti, do të shoqërohet me një videoklip të realizuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Shpërndaje në

U Kopjua