Live

Raportohet se Milo Gjukanoviq ka dhënë dorëheqje nga Partia Socialiste pas 25 vitesh udhëheqjeje

20:54 / 05 Prill 2023

Nga Kosova Live

Milo Gjukanovic raportohet të ketë dhënë dorëheqje nga kreu i Partisë Sociale të Malit të Zi.
Të paktën kështu ka shkruar Vijesti, që thotë se i ish-kryeministri e ish-presidenti i vendit përgjatë tri dekadave të fundit veçse ka konfirmuar largimin nga partia.

Menjëherë pas humbjes nga Millatoviq, Gjukanoviq ka paralajmëruar largimin nga partia, të cilën e drejtonte prej 25 vitesh, pra që nga viti 1998.

Në anën tjetër, nesër thuhet se do të mblidhet kryesia e partisë, për t’i diskutuar hapat e radhës.

Gjithashtu, bëhet e ditur se Danijel Zivkoviq do të emërohet ushtrues detyre i kreut të partisë.

Kujtojmë faktin se një ditë pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale, Gjukanoviq pati deklaruar se do të angazhohet pambarim për nj Mal të Zi evropian.

Shpërndaje në

U Kopjua