Live

Raportohet se xhandarmëria serbe ka demoluar dy shtëpi të veteranit të UÇPMB-së

08:47 / 09 Mars 2023

Nga Kosova Live

Nën pretekstin e kërkimit të armeve, një numër i madh i pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe kanë bastisur e demoluar dy shtëpi të veteranit të ish-Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Nadir Sefedini. Këtij të fundit i është bastisur e demoluar shtëpia në Bujanoc dhe në fshatin Zarbicë. Për këtë ka reaguar Organizata e Veteranëve të UÇPMB-së.

Sipas kësaj organizate, e gjithë kjo po ndodhë për të ngjallë frikë dhe pasiguri te qytetarët në Luginën e Preshevës.

“Një numër i madh i xhandarmërisë serbe bastisen dhe hynë në mënyrë më çnjerëzore në shtëpitë e familjes Sefedini në Bujanoc dhe në fshatin Zarbicë, duke demoluar gjithçka”, njofton kjo organizatë e luftës e cila fton Qeverinë e Kosovës dhe faktorin ndërkombëtare që të dënojnë këtë akt, që ata e quajnë me qëllime politike, për të mbjellin frikë dhe pasiguri në Luginë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...