Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq ka thënë se nuk është i vërtetë pretendimi i Listës Serbe se në takimin e së martës në Ambasadën amerikane për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të gjithë serbët e përfshirë në diskutim kanë qenë të një zëri.
“Në atë takim pikërisht brenda serbëve kanë qenë diskutimet më të mëdha dhe unë nuk jam pajtuar me qëndrimet e Listës Serbe”, tha ai në një konferencë për media, njofton Klan Kosova.
Ndërkohë, i pyetur se a posedon qeveria ndonjë statut për Asoaciacionin për të cilin para disa vitesh ka qenë i formuar një grup menaxhues i udhëhequr nga Vinka Radosavljeviq, Rashiq është shprehur shumë i çuditur duke thënë se për herë të parë po dëgjon për këtë.