Live

Rashiq takoi dy herë Kurtin, premton të jetë shumë më i mirë se Rakiq

15:19 / 02 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ministri i ri për Kthim e Komunitete në qeverinë e Republikës së Kosovës, Nenad Rashiq ka thënë se nuk është befasi caktimi i tij në këtë pozitë. Kjo për faktin se ai, siç shtoi, ka qenë i angazhuar para tri vjetëve si drejtor i Zyrës për Komunitete, në po të njëjtën qeveri.

Rashiq tha se ka përvojë në bashkëpunim me kryeministrin Albin Kurti dhe shfaqi besim se në detyrën e re pret mbështetjen e plotë të shefit të tij.

Kryetari i Partisë Progresive Demokratike po ashtu e pranoi se erdhi në këtë pozitë falë vendimit të Listës Serbe për largim nga qeveria e Kosovës.

“Detyra ime është që të jem ministër më i mirë se paraardhësi, gjë që nuk do të jetë aspak e vështirë”, ka thënë Rashiq në një intervistë për “Danas”.

Ai ka shtuar se emërimit të tij i paraprinë dy takime të gjata me Kurtin, pas të cilave “mori garanci se do të hapet një kapitull i ri në marrëdhënet e ndërsjella mes serbëve dhe shqiptarëve”.

Sipas tij, për serbët e jugut, për të cilët tha se janë 65 për qind e këtij komuniteti në Kosovë, institucionet janë të rëndësishme që të zgjidhin problemet me të cilët ata ballafaqohen përditë.

“Ne jemi pragmatikë dhe vlerësojmë se mund të jemi pjesë e institucioneve”, ka thënë Rashiq, që ka shtuar se gjatë ‘qeverisjes” së Goran Rakiqit, ministria për Kthim dhe Komuniteti pati angazhim të zbehtë. “Unë shpresoj se ky angazhim do të ndryshojë dhe unë do të bashkëpunoj me të gjithë që kjo ministri të bëhet, me të vërtetë, urë komunikimi për respektim të qëndrimeve të serbëve nga Kosova”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...