Live

Rasti “Brezovica”, policia me aksion për fajde

08:47 / 02 Mars 2023

Nga Kosova Live

Që nga orët e hershme të mëngjesit është duke u zhvilluar një aksion policor nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

Rastin e ka klonfirmuar edhe prokurori i këtij rastit, Rasim Maloku.

Ai ka treguar se aksioni ka rrjedhë prej rastit ‘Brezovica’, e që ka të bëjë me fajde.

“Është duke u zhvilluar një aksion. Ka rrjedhë prej rastit “Brezovica”. Ka të bëjë me fajde”, tha shkurtimisht Maloku duke thënë se më vonë do të jipen detajet.

Kjo bastisje është duke u kryer në disa rajone të Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua