Kanë kaluar 4 ditë që kur është publikuar përmbajtja e raportit për Astrit Deharin, nuk dihet a kanë nisur hetimet
Kanë kaluar 4 ditë, që kur u mësua përmbajtja e ekspertizës për rastin e Astrit Deharit.
E megjithëse ky dokument sugjeronte se në këtë rast duhet të rinis një hetim i ri për të zbardhur ngjarjen, një gjë e tillë ende nuk dihet se a ka ndodhur.
T7 ka provuar gjatë gjithë ditës që të kontaktoj me kryeprokurorin Admir Shala por edhe me prokurorin Metush Biraj, për të mësuar se a kanë nxjerr aktvendim të ri për fillim të hetimeve.
Por, asnjëri nuk janë përgjigjur.
Sa i përket kësaj cështje informata nuk kanë shkuar as në adresë të avokatit Tomë Gashi, që përfaqëson familjen Dehari.
Tomë Gashi – Avokat
Jo nuk janë hapur hetime…Ne do të presim vetëm edhe ditën e sotme, për të ndërrmarrë vendimet juridike që janë të domosdoshme dhe të lejueshme në bazë të ligjeve në Kosovë.
Sipas Gashit, rasti do të duhej të mos trajtohej më nga Prokuroria e Prizrenit.
Sipas tij kjo lëndë do të duhej ti bartej Prokurorisë Speciale.
Ndërkohë, hetim nga zero për këtë cështje penale kërkojnë edhe njohësit e cështjeve juridike.
Madje, thonë se në hetime duhet të përfshihen edhe personat që në atë kohë patën një funksion publik, ani pse tani s’janë më pjesë e tyre.
Arton Demhasaj
‘Pas daljes në publik të raportit, mendoj që duhet të kemi anagzhim të madh për me rifillu këtë rast nga zero, çdo dokument çdodëshmitarë që ka qenë i përfshirë duhet të mirret parasysh..’.
‘Nuk ka rëndësi a janë pjesë a sjanë, çdo person që në atë kohë ka pas një funksion publik e që mund të ndërlidhet në rastin në fjalë, duhet nëse ka prova që sadopak kanë qenë të përfshirë duhet të hetohen dhe nëse gjenden prova se janë fajtor duhet të gjykohen’.
Ekspertiza e bërë në Llozanë të Zvicrës, ka kontestuar fuqishëm hipotezën e vetëvrasjes në rastin e Astrit Deharit.
Deri sa kanë konstatuar se një person i tretë ka mundur ti kontribuoj vdekjes së dhunshme të ish aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje.