Live

Rasti i vrasjes së Hamide Magazhit po hetohet edhe nga Avokati i Popullit

20:44 / 22 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Rasti i vrasjes së Hamide Magashit nga ish-burri po hetohet edhe nga Avokati i Popullit.

Ajo u vra para tre javësh në oborrin e QKUK-së.

E disa ditë më pas edhe Sokol Halili, i dha fund jetës së tij pasi policia shkoi për ta arrestuar.

Këtë e përmendi kreu i këtij institucioni, Naim Qelaj, në konferencën e fundvitit.

Ai foli edhe për dhunimin e 11 vjeçares, për rastin e së cilës është ngritur aktakuzë ndaj 8 personave.

“Hetimet preliminare kanë treguar për një sërë lëshimesh dhe të metash që janë evidentuar nga këto hetime” deklaroi Qelaj.

Ndërkohë as gjysma e rekomandimeve të Ombudspersonit, nuk janë vendosur edhe në praktikë nga institucionet e vendit.

Nga 109, janë zbatuar vetëm 22,9 për qind, ndërkaq 69,7 për qind janë në pritje.

“Mungesa e zbatimit të ligjit, pastaj janë mungesa e llogaridhënies dhe e papërgjegjësisë për zbatimin e ligjit, jo-efikasiteti i sistemit të drejtësisë dhe një sërë aspektesh” tha tutje ai.

Institucioni që Qelaj drejton ka pranuar edhe 77 ankesa nga qytetarët e komunitetit serbë, 27 nga ai boshnjak, 13 ankesa nga ashkalinjtë, 10 turqit, 10 romët dhe dy nga komuniteti goranë.

“Në vitin 2022, në institucionin e Avokatit të Popullit janë adresuar 1514 ankesa, nga ky numër 645 raste janë hapur për hetim. Ankesat më të shumta janë për shkak të zvarritjes së procedurave gjyqësore”, tha Çelaj.

Qelaj ka përmendur edhe rritjen e çmimeve, ku tha se të papunët jo vetëm që nuk kanë marrë mbështetje por s’ka pasur përpjekje që të ndihmohen.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...