Live

Reagimi i ftohtë i Rozana Radit pas incidentit në Big Brother VIP ndez debat në rrjet

08:47 / 13 Prill 2025

Nga Kosova Live

Në një prej episodeve më të tensionuara dhe tronditëse të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania, një moment dhune live tronditi publikun, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin, duke shkaktuar tronditje mes banorëve dhe shikuesve.

Reagimet e menjëhershme të banorëve qenë të ndryshme. Gerta bërtiti nga tronditja, ndërsa Egli vrapoi menjëherë për të kërkuar ndihmë nga produksioni. Por ajo që tërhoqi vëmendjen e publikut ishte sjellja e Rozana Radit, finaliste e këtij edicioni, e cila qëndroi krejtësisht e qetë.

Në pamjet që u transmetuan live, Rozana shihet duke ndjekur situatën pa ndonjë reagim të theksuar emocional – thjesht shikonte në heshtje, edhe pse Gjesti përfundoi në tokë pas goditjes.

Ky reagim “i ftohtë” i artistes ka ngjallur diskutime të shumta në rrjetet sociale. Disa komentues e kanë përshkruar si reaksion të kontrolluar dhe të matur, ndërsa të tjerë janë shprehur të habitur sesi dikush mund të qëndrojë aq indiferent në një moment dhune të hapur para syve të saj.

Pavarësisht komenteve të ndara, është e qartë se prania dhe qëndrimi i saj janë ndjerë fuqishëm në publik, edhe pa fjalë apo veprime.

Shpërndaje në

U Kopjua