Live

Reagon ambasada britanike: Sulmi ndaj Berishës, i papranueshëm

22:34 / 06 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka dënuar sulmin ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha ditën e sotme.

Dhuna s’ka vend në demokraci“, ka thënë ambasada përmes një reagimi në rrjete sociale.

Ambasada britanike deklaron se do të mbështesë gjithnjë të drejtën për protestë paqësore. Po ashtu, në reagim shtohet se sulmi ndaj kryedemokratit është një sulm i papranueshëm ndaj fjalës së lirë.

“Dhuna nuk ka vend në demokraci. Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë gjithmonë të drejtën për protestë paqësore. Sulmi ndaj Sali Berishës është një sulm i papranueshëm ndaj fjalës së lirë. Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria qëndrojnë krah për krah në mbështetjen tonë për demokracinë dhe shtetin e së drejtës“, shkruan ambasada.

Shpërndaje në

U Kopjua