Live

Reagon deputeti Lushtaku, për herë të parë nga paslufta kjo qeveri i ndali pagat për grevistët

22:22 / 30 Shtator 2022

Nga Kosova Live

Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku ka reaguar pak më parë në Facebook duke shprehur shqetësimin se për herë të parë nga paslufta kjo qeveri ua ndali pagat grevistëve të sektorit publik.

Postimi i plotë i tij👇

“Për herë të parë që nga paslufta, një Qeveri e Kosovës i ndalë pagat për grevistët e sektorit publik! Pavarësisht krizës së madhe ekonomike dhe inflacionit, mësimdhënësit në Kosovë mbeten pa paga të muajit Shtator. Shumica e tyre kanë obligime kreditore në bankat e vendit. Kjo qeveri ka humbur plotësisht arsyen, duke u shndërruar në qeveri me mendësi autoritare, që lufton secilin që mendon ndryshe”, shkroi Lushtaku në llogariné e tij në Facebook./ kosova.live/

Shpërndaje në

U Kopjua