Live

Reagon dëshmitarja e Hagës, Ballazhi: Kjo gjykatë përfaqëson më së miri shkeljen e të drejtave të njeriut!

15:31 / 22 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Gjatë ditës së sotme me urdhër të prokurorit të Dhomave të Specializuara, sot kanë bastisur banesën e Adil Behramajt, ish-këshilltarit të ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe dëshmitarja e Hagës, Elmedina Ballazhi, e cila kishte dëshmuar në dhjetor të vitit 2021, në mbrojtje të ish-krerëve të OVL-UÇK’, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Përmes një statusi në Facebook, Ballazhi ka shkruar se ky është proces i dështuar sepse filluan me një raport të Dick Marty dhe vazhduan me postime në Facebook.

Ndër të tjera ajo ka shkruar se shkelja e të drejtave e sidomos lirisë së shprehjes po përsëritet prap.

“E njëjta gjë po përsëritet prap, duke ia cenuar lirin e shprehjes edhe drejtuesit të medias Adil Behramajt, njëherit edhe ish-këshilltarit të presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi”.

Ajo në fund, ka shkruar se kjo gjykatë përfaqëson më së miri shkeljen e të drejtave të njeriut!

Ndërsa, për më shumë se gjashtë orë po vazhdon bastisja në banesën e drejtorit të mediumit Demokracia.com, shkruan Kosovalive.net.

Para banesës së Behramajt ndodhen një numër i madh policëve civilë të EULEX-it.

Ndërkohë vetëm pas 6 orë bastisje aty janë parë Policia e Kosovës.

Ky është postimi i saj në Facebook:

Qe sa është e “drejtë” Gjykata Speciale.

Qysh pas dëshmisë time në Hagë në dhjetor të vitit 2021, unë e kam thënë dhe e them prap se ky është proces i dështuar sepse filluan me një raport të Dick Marty dhe vazhduan me postime në Facebook.

Sa isha duke dëshmuar si pjesë e procesit në mbrojtjen e Gucatit dhe Haradinajt, prokuroria gjithmonë më ngacmonte me pyetjet klishe, duke më thënë se kemi prova materiale, e ato “prova materiale” ishin konferenca të OVL-UÇK’së, intervista me ish-nënkryetarin e kësaj organizate, Nasim Haradinaj, e deri tek storja ime që e kisha zhvilluar me gruan e gjeneralit Nasim Haradinaj, znj. Gjejlone Haradinaj (e cila për herë të parë ka folur në media), ku unë në atë storje e kam cilësuar Nasimin si gjeneral, e me këtë kanë tentuar të ndërhyjnë në drejtën e lirisë së shprehjes dhe asaj editoriale.

Andaj, e njëjta gjë po përsëritet prap, duke ia cenuar lirin e shprehjes edhe drejtuesit të medias Adil Behramajt, njëherit edhe ish-këshilltarit të presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Kjo gjykatë përfaqëson më së miri shkeljen e të drejtave të njeriut!

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...