Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar ndaj publikimit të emrave të disa nga viktimave që pretendohen se janë vrarë dhe disa të tjerëve që pretendohen se janë zhdukur me forcë, në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Sipas një reagimi për media bëhet e ditur se në pamundësi që Gjykata Speciale të ndërtojë një hierarki komanduese ushtarake ka ndërtuar një skemë duke i akuzuar të arrestuarit se janë pjesë e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale.
Po ashtu sipas KMDLNJ-së, lista që u botua të mërkurën, burimin apo origjinën e ka te Sigurimi Shtetëror i Serbisë përkatësisht Prokurorisë Speciale për Krime Lufte të Serbisë.