Live

Reagon Petkoviq pas vendimit të Presidentes Osmani për zgjedhje në komunat me shumicë serbe

13:12 / 15 Nëntor 2022

Nga admin

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka vlerësuar se me vendimin e njëanshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të veçanta në katër komunat serbe në veri të Kosovës, në prag të festës së madhe të Shën Nikollës, qeveria e Kosovës vazhdon të ushtrojë dhunë ligjore dhe institucionale ndaj serbëve, duke shkelur ndër të tjera edhe pikën 11 të Marrëveshjes së Brukselit, njoftoi e ashtuquajtura Zyra për Kosovë në qeverinë serbe.

Siç tha ai, kjo është edhe një dëshmi se Kosova asnjëherë nuk ka dashur bashkëpunim institucional me serbët në Kosovë, por se ata vetëm janë munduar ta zbatojnë dhe plotësojnë idenë e tyre madhështore shqiptare dhe t’i dëbojnë serbët nga vatrat e tyre shekullore.

Siç ka theksuar se zgjedhjet për komunat serbe, pa serb dhe popull serb, nuk kanë kuptim dhe si të tilla janë të dënuara me dështim.

Shpërndaje në

U Kopjua