Live

Reduktime uji në shumë komuna të Kosovës

23:52 / 31 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Temperaturat e larta që përfshinë Kosovën deri në fund të muajit tetor, kanë kthyer reduktimet e ujit të pijshëm, si pasojë e rënies së nivelit të liqeneve.

Me reduktime të ashpra të ujit, së fundmi, po përballen edhe banorët e Komunës së Lipjanit, raporton KTV.

E për problemet me furnizim të ujit të pijes, kryetari i Komunës së Lipjanit, ka fajësuar kompaninë rajonale të ujësjellësit “Prishtina”.

Nga kompania rajonale e ujësjellësit ‘Prishtina’, kanë thënë së nuk ka situatë alarmuese për furnizimin me ujë, por apelojnë që uji mos të keqpërdoret nga qytetarët.

Përmes Facebook-ut, edhe KRU ‘Hidrodrini’, që mbulon rajonin e Pejës, ka njoftuar se shkaku i mungesës së reshjeve në Kosovë, kanë filluar me reduktime në furnizimin me ujë.

Që nga 14 qershori, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shpallur gjendje emergjente për shfrytëzimin e ujit të pijshëm, si pasojë e rënies drastike të nivelit të ujit në liqenin e Përlepnicës.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nuk i është përgjigjur pyetjeve për këtë çështje.

Rënien më të madhe të ujit nëpër liqene, Kosova e përjetoi në fund të vitit 2013.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...